Për zhvillim ekonomik nevojitet bashkëveprim universitet-industri

Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 05 April 2018
Për zhvillimin ekonomik Kosova ka nevojë për bashkëveprim universitet – industri. Kështu u tha të enjten në tryezën e rrumbullakët me temë “Institucionet e arsimit të lartë konform kërkesave të tregut rajonal dhe atij ndërkombëtar të punës”, që u mbajt në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, të organizuar nga Fakulteti Ekonomik.
Në këtë tryezë ku ishin të pranishëm rektorët e universiteteve publike, zyrtarë qeveritarë, biznismenë etj, dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Besart Hajrizi, tha se prioritet duhet t’i jepet universiteteve ndërmarrëse të lidhura me aktualitetin zhvillimor të industrisë.
“Kosova ka nevojë për kornizë bashkëpunimi universitet-industri, ndërsa sfidë mbetet hartimi i plan-programeve që e lidhin universitetin me ndërmarrësinë”, tha ai. Ndërsa, Hajriz Koci, këshilltar i ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, foli për angazhimet që po ndërmerren sa i përket fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë. Sipas tij, bota po ec shpejt në epokën digjitale, ndërsa Kosova po bën përpjekje që inovacionin ta përdor për rritje ekonomike.
“Ekonomia duhet të vihet në funksion të trendeve globale”, theksoi ai.
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishme bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe industrisë.
Ai tha se Universiteti “Isa Boletini” bashkëpunon me një numër të madh të kompanive publike dhe private në vend, ku ofrohet mundësi për punë praktike për studentë.
Në këtë kontekst, ai shtroi edhe nevojën për hapjen e një qendre të inovaconit në këtë universitet me mbështetje të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ylber Januzaj, ligjërues në Universitetin “Isa Boletini”, shtroi nevojën për një model të ri bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe industrisë, në mënyrë që të përgatiten kuadro të nevojshme për tregun e punës.
“Në Kosovë ofrohen 400 programe studimi, mirëpo problemi qëndron në mospërputhjen me tregun e punës. Për këtë ka nevojë që të gjendet një model bashkëpunimi edhe për hartimin e plan-programeve në mënyrë që të përgatiten kuadro përkatëse”, ka thënë Januzaj.

Të tjera
-
Avdullah Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9...
-
MPB-ja konfirmon sul*met kibernetike ndaj institucioneve kryesore: Nuk ishin të suksesshme
Gjenden në dy anët e kundërta të globit, por Kosova nuk ka mbetur e paprekur ...
-
Kurti pret De Riun në takimin përshëndetës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u prit nga kryeministri i R...
-
KMDLNj: Rritja e çmimit të rrymës – veprim krim*inal, kërkohet protestë gjithë-popullore
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reagua...
-
Osmani takon presidentin e Sierra Leones – Diskutojnë për ‘‘forcimin e marrëdhënieve bilaterale’’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Antalya, u takua me Pr...
-
Italia dërgon emigrantë në Shqipëri
Autoritetet italiane më 11 prill njoftuan për transferimin e 40 emigrantëve n...
-
Mustafa: Pas konstituimit të kuvendit do ta thërrasim në raportin bordin e ZRrE-së
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kjo parti, sapo të konstituohe...
-
Çitaku: ZRrE është shndërruar në mashën me të cilën Qeveria në largim po e varfëron dhe nënshtron qytetarin
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pasi zyrtarish...
-
Intervistohet si i pandehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, dyshohet se dha urdhër për t’i sul*muar gazetarët në Leposaviq
Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës është intervistuar në cilësinë e ...
-
Eman Rrahmani pas rritjes së çmimit të rrymës: Cep më cep +16%
Eman Rrahmani, kryetari partisë të Listës për Familjen, ka reaguar pas vendim...
-
Policia jep detaje për 26 vjeçaren e cila dyshohet se ra nga kati i shtatë në Prishtinë
Një 26 vjeçare dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë të një objekti në Prisht...
-
Bajrami: Rryma po shtrenjtohet kur Kurti është kryeministër, i ka mbrojtur për 4 vite Nagipat e Martinat
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja prej 16 % e çmimit...