Muharremi fton qytetarët: Dërgoni këtë email në ZRRE, e keni të gatshëm, mos lejoni rritjen e çmimit të energjisë
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 27 March 2025
Njëri ndër organizatorët e “Asnji cent ma shumë”, një iniciativë kundër shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike, Shenoll Muharremi, ka bërë thirrje për qytetarët që të dëgojnë nga një email/ankesë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
Muharremi në profilin e tij në facebook ka sqaruar se edhe emailin të cilën duhet ta dërgoni tashmë e keni të gatshëm, vetëm nëse keni dëshirë të bëni ndonjë ndërhyrje ose modifikim, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë email, Muharremi ka renditur argumentet se pse ZRRE duhet të ndalojë vendimin për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike në barrë të qytetarëve të Kosovës.
Më poshtë gjeni edhe emailin që duhet ta dërgoni dhe ku duhet të dërgoni atë:
Email adresa: [email protected]
Email Ankesa: KUNDËR RRITJES SË TARIFAVE TË ENERGJISË NË KOSOVË: Një vendim i gabuar në kohën e gabuar
Rritja e propozuar prej 15% e tarifave të energjisë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) është e pajustifikueshme dhe e rrezikshme për ekonominë dhe shoqërinë kosovare. Ky vendim, ndonëse teknikisht i strukturuar, është ekonomikisht dhe shoqërisht i papranueshëm.
- Efekt zinxhiror në inflacion dhe standard jetese:
Ky është vendimi i tretë për rritje të tarifave brenda pak viteve, në një kohë kur inflacioni i dekadës së fundit ka përgjysmuar fuqinë blerëse të qytetarëve. Nëse tarifa e lartë rritet në 15.28 cent, ajo përfaqëson një rritje prej 126% krahasuar me vitin 2021, e papërballueshme për shumicën e familjeve dhe bizneseve.
- Kostoja e energjisë raportuar me të ardhurat:
ZRRE e justifikon rritjen me faktin se “Kosova ka çmimet më të ulëta në rajon.” Por kur krahasohet fuqia blerëse, energjia në Kosovë rezulton 63.5% më e shtrenjtë se në Mal të Zi. Për një qytetar që merr 500 euro në muaj, një faturë prej 100 euro përfaqëson 20% të të ardhurave mujore, dhjetëfish më e rëndë se për një qytetar të BE-së.
- Pa transparencë financiare:
ZRRE nuk ka publikuar raportet financiare të KEDS, duke pamundësuar analizën e drejtë të të hyrave maksimale të lejuara. Rritja e kërkesës nga KEDS për 217 milionë euro në 2025 (nga 120 milionë në 2024) është e tepruar dhe në mospërputhje me dokumentin strategjik të vetë ZRRE-së.
- Shkelje e detyrimeve ligjore:
Ligji e obligon ZRRE-në të konsultojë publikun dhe të mbrojë konsumatorët. Në këtë proces, janë anashkaluar organizatat e mbrojtjes së konsumatorit dhe nuk është demonstruar transparencë apo ndjeshmëri ndaj ndikimit socio-ekonomik të vendimit.
- Zgjidhje të mundshme pa rritje tarifash:
Nëse rishikohen humbjet e lejuara për KEDS dhe investimet për shërbime ndihmëse të KOSTT, si dhe kërkohet një subvencion direkt nga buxheti shtetëror, një shumë që Qeveria e ka dëshmuar se mund ta mobilizojë, rritja e tarifave bëhet e panevojshme. Kjo është një zgjidhje e balancuar, që ruan interesin publik dhe mbron ekonominë.
ZRRE duhet të reflektojë me përgjegjësi institucionale. Rritja e tarifave nuk është zgjidhje teknike, por vendim me pasoja reale në jetën e qytetarëve. Një ekonomi që i nënshtrohet inflacionit për shkak të energjisë shkon drejt pakënaqësisë sociale dhe krizave tjera. Kosova ka nevojë për vendime të mençura, jo për përshkallëzim të barrës mbi qytetarët.
Reagimi i plotë:

T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...
































