Ekonomi

“Pa e dëmtu as qytetarin, as bizneset, as shtetin”, Muharremi ofron zgjidhjen e lehtë që të mos rritet çmimi i rrymës

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 03 April 2025

Analisti Shenoll Muharremi së fundmi ka ofrouar një zgjidhje sa i përket rritjes së tarifave të energjisë për 15%, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se zgjidhja ekziston veç duhet vullnet dhe me dashtë këtë vend pak më shumë.

“ZGJIDHJA EKZISTON. Rritja e tarifave nuk është e domosdoshme! Për mos me u rritë çmimi i rrymës, ka zgjidhje të lehtë dhe praktike.. veç duhet vullnet dhe me e dashtë këtë vend pak ma shumë. Qysh e kemi thanë prej fillimit, nuk mjafton me qenë kundër apo me kritiku, duhet edhe me ofru zgjidhje. Dhe këtu e kemi ofru zgjidhjen reale dhe të mundshme.. pa e dëmtu as qytetarin, as bizneset, as shtetin”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Tutje ai përmes një foto të bashkëngjitur në postim ka rënditur zgjidhjet që të mos rritet çmimi i rrymës.

Ndërsa kujtojmë që nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) kanë propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 që nga ky muaj.

Vendimi për këtë propozim do të merret me 11 prill./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni zgjidhjen e ofruar nga Shenoll Muharremi:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy