Taksa që Trump vendosi për Kosovën, reagon Dhoma e Tregtisë: Do të rëndoj ekonominë e vendit, kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 03 April 2025
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka reaguar pas vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e një takse prej 10% mbi produktet e eksportuara nga Kosova drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas këtij institucioni, një masë e tillë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në ekonominë e vendit, duke përkeqësuar më tej situatën e sektorit të eksportit.
“Taksa e SHBA-ve ndaj Kosovës do ta rëndojë edhe më shumë ekonominë tonë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit Trump për vendosjen e kësaj takse. Ky hap pritet të godasë eksportin, i cili tashmë ka shënuar rënie gjatë muajve të fundit,” thuhet në reagimin zyrtar të DhTIK-së.
Në reagim, DhTIK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur bizneset që preken nga ky vendim dhe të angazhohet përmes kanaleve diplomatike për të zbutur pasojat.
“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024 eksportet kishin rënë në 3.5%, ndërsa në janar dhe shkurt 2025, ato zbritën në 2.8% dhe 2.5% respektivisht. Dhoma e Tregtisë ka kohë që ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet diplomatike për të parandaluar pasojat negative,” thuhet më tej në reagim.
DhTIK rithekson nevojën për ndërhyrje urgjente nga ana e qeverisë për të mbështetur bizneset e prekura dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...
































