Ekonomi

Kina “godet” SHBA-në, kjo është tarifa marramendëse që i vendosi sot

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 11 April 2025

Kina ka njoftuar vendosjen e një tarife të re prej 125% për importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm në tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Kjo tarifë është dukshëm më e lartë se ajo prej 84% që ishte paralajmëruar të mërkurën. Me këtë vendim, Kina po e barazon nivelin e tarifave me atë të SHBA-së për mallrat kineze, raportoi BBC, përcjell Gazeta Infokus.

Ky veprim shihet si pjesë e modelit të reciprocitetit që ka ndjekur Kina në kuadër të luftës tregtare me Uashingtonin, duke reaguar ndaj çdo rritjeje tarifore të ndërmarrë nga pala amerikane me masa të ngjashme.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy