Ekonomi

Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Tarifa 10% nga SHBA do të dëmtojë konkurrueshmërinë dhe rritjen e eksporteve kosovare

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 03 April 2025

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar lidhur me vendimin e administratës amerikane për vendosjen e një tarife prej 10% ndaj produkteve të importuara nga Kosova shkruan Gazeta Infokus.

Sipas LBK-së, kjo tarifë do të ndikojë negativisht në konkurrueshmërinë e produkteve kosovare në tregun amerikan dhe do të ngadalësojë rritjen e eksporteve, duke e vështirësuar qëndrueshmërinë e bizneseve në këtë treg.

Përmes një reagimi, LBK ka listuar disa nga ndikimet kryesore që kjo tarifë mund të ketë në ekonominë e vendit:

-Advertisement-

Rritja e kostove të prodhimit dhe eksportit – Bizneset eksportuese do të përballen me rritje të kostove, çka do të ndikojë në çmimet finale dhe uljen e fitimeve.

Rënie e eksporteve drejt SHBA-së – Me një përqindje tashmë të ulët të eksporteve në SHBA, kjo tarifë pritet ta thellojë më tej këtë problem, duke rrezikuar stabilitetin e industrive përkatëse.

Humbja e investimeve të huaja – Vendosja e tarifës mund të dekurajojë investimet e reja amerikane dhe të ndikojë negativisht edhe në ato ekzistuese.

Rreziku për zinxhirët e furnizimit dhe humbja e tregjeve – Eksportuesit që janë pjesë e zinxhirëve globalë mund të humbasin avantazhin konkurrues, për shkak të kostove më të larta.

LBK u bën thirrje institucioneve vendore që të nisin dialog të drejtpërdrejtë me autoritetet amerikane, me qëllim rishikimin e këtij vendimi dhe gjetjen e alternativave për thellimin e bashkëpunimit tregtar.

“Kosova duhet të vazhdojë të tregojë gatishmëri për bashkëpunim ekonomik dhe të thellojë marrëdhëniet me partnerët amerikanë, duke synuar krijimin e një ambienti më të favorshëm për tregti dhe investime.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbrojtur interesat e komunitetit të biznesit dhe për të lobuar për politika që nxisin rritjen ekonomike dhe forcimin e pozitës sonë në tregjet ndërkombëtare,” thuhet në fund të reagimit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy