Lajme

Pengoi zyrtarët në kryerjen e detyrës pas ndalimit për kundërvajtje, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 25 July 2026

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik, rreth orës 17:33, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë.

I dyshuari mashkull kosovar ishte ndaluar nga policia për shkak të një kundërvajtjeje në komunikacion, por dyshohet se më pas ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

-Advertisement-

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 24.07.2026 – 17:33. Në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë) është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, pasi e kishin ndaluar për shkak të një kundërvajtjeje në komunikacion. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy