Pëllumbaxhiu kosovar dënohet në Zvicër 15 muaj me kusht për “tentimvrasje” të skifterit

Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 13 December 2017
Një “pëllumbaxhi” kosovar në Zvicër ka helmuar një pëllumb me shpresë se shpezët grabitçarë (skifterët) do të ngordhin pasi ta hanë atë.
Për këtë delikt ai qe dënuar nga Gjykata e Qarkut e Bülachut (Kantoni i Cyrihut), shkruan srf.ch. Por ai kishte ushtruar të drejtën e ankesës në një shkallë më të lartë, kështu që lëndën e tij e ka trajtuar të hënën Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë, kjo është shkalla më e lartë gjyqësore në të cilën është procesuar një rast i tillë, i helmimit të shpezëve.
Shpezët grabitqarë, si skifteri etj. në Zvicër janë nën mbrojtje të ligjit, në nivel federal.
Gjykata e Qarkut kishte konstatuar se kosovari 37 vjeçar e kishte lëshuar të fluturonte pëllumbin e tij pasi që e kishte lyer me helm. Por pëllumbi ishte kapur para se të arrinte të bënte dëm. Kështu, mbajtësi i tij qe dënuar me një dënim me kusht me para prej 9000 frangash (300 njësi ditore nga 30 franga) si dhe një gjobë efektive prej 1500 frangash. Avokati kishte kërkuar lirim nga akuza dhe e kishte bartur lëndën në Gjykatën e Lartë.
Kjo e fundit i ka shqiptuar dje kosovarit një dënim dukshëm më të ashpër. Përveç një dënimi me 15 muaj burg me kusht, ai duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1500 frangash. Gjyqtari i lëndës nuk kishte dilema se pllumbaxhiu kishte dashur të mbyste një skifter “në mënyrë të pabesë” dhe “të ulët” dhe për këtë arsye dënimi i shqiptuar ishte meritor.
Është interesante se prokuroria kishte kërkuar dënim dukshëm më të ulët se sa dënimi që ka shpallur gjykata.
Fenomeni i vrasjes së këtillë të skifterëve dhe zogjve tjerë grabitqarë ishte dokumentuar në vitin 2011 edhe në mënyrë filmike. Një kamerë e vendosur në një oxhak kishte filmuar vdekjen e një skifteri të helmuar ndërsa po i ushqente zogjtë e tij me pëllumbin e helmuar që e kishte kapur pak më parë.

Të tjera
-
Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egji...
-
“Oh sot jom nana ma me fat në botë” – E reja diplomohet si Kadete e FSK-së, emocionon nëna e saj me fjalët prekëse
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka diplomuar gjenerata e vitit 2025 e...
-
Shuhet zja*rri që kaploi një fushë në Ramoc të Gjakovës
Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës ka bërë të ditur se sot në mesditë ka inter...
-
Aktvendimi i fundit i Komerciales, OEK me thirrje ndaj ZRrE-së për pezullim të vendimit për të gjitha bizneset
Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se aktvendimi i fundit nga Gjykata Komerci...
-
IKShPK me rekomandime se si të parandalohen zja*rret
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim ...
-
Lot, përqafime e emocionet më të bukura që keni parë ndonjëherë nga diplomimi i Kadetëve të rinj të FSK-së
Në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë ka diplomuar gjenerata e vitit 2025 e...
-
Dakaj: Halli i madh brenda Vetëvendosjes, Kurti me tentativa për ta zgjatur bllokadën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po akuzohet se po ushtron manovra politi...
-
Dallavere me fonde për organizata: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit Fikrim Damka
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të...
-
VENDIMI: Gjykata pezullon tërësisht vendimin e ZRRE-së për treg të hapur energjetik
Gjykata Komerciale e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm me ndikim të ...
-
54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë
Një aksident mes dy autobusëve në zonën e Vulës të Athinës, la të lënduar 54 ...
-
Hap historik në trajtimin e kancerit – Vaksina e re fillon përdorimin në Angli
Organizata Race for the Cure – Kosova ka njoftuar për fillimin e përdorimit t...
-
Avokati Bajraktari tregon se kur pritet verdikti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në nëntor të këtij viti bëhen pesë vite që kur ish-drejtuesit e UÇK-së, ndodh...