Lajme

Pas publikimit të raportit nga DASh, Memli Krasniqi fton qeverinë të respektojë lirinë e shprehjes së gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 13 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar qeverinë të reflektojë përballë kritikave të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe të japë shembullin e respektimit të lirisë së medias e të ndalojë kërcënimin ndaj tyre.

Përmes një postimi në Facebook, loderi i opozitës në Kosovë, Memli Krasniqi tha se ky është një prej obligimeve themelore që do të duhej t’i kishte një qeveri demokratike.

“Raporti për Të Drejtat e Njeriut në Kosovë, i publikuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përveç që ka evidentuar shumë dimensione të qeverisjes së paaftë të cilat i kemi thënë vazhdimisht edhe ne si opozitë, ka nxjerrë në pah përkeqësimin e një prej shtyllave qendrore të demokracisë, lirisë së shprehjes dhe mediave.”, shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

Lideri i PDK-së është shprehur i indinjuar, sepse në qendër të këtij vlerësimi për vështirësitë e mediave dhe gazetarëve për të raportuar drejtë, hapur dhe në mënyrë të pavarur, raporti ka përmendur pengesat, mungesën e transparencës dhe kërcënimeve, protagonistët e të cilave kryesisht janë vetë njerëzit e pushtetit.

“Kjo është e papranueshme për një shoqëri të lirë e demokratike. Mendësia e kërcënimit të mediave nga qeveritarët, nuk ka të bëjë asgjë as me traditën tonë politike, as me mënyrën tonë të kooperimit dhe as me aspiratat për të cilat qëndrojmë politikisht.”, thekson Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera