Rozë

Pas ndarjes nga Selena, The Weeknd ribashkohet sërish me Bella Hadid?

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 16 November 2017

Mesa duket ata i janë rikthyer dashurive të tyre të vjetra. Pas Selena Gomez e cila u ribashkua me ish të dashurin e saj Justin Bieber, edhe The Weeknd nuk po humbet kohë për t’i treguar Selena-s se nuk e ka vrarë mendjen për këtë ndarje.

Pasi u fotografua me modelen që ka qenë e dashura e Justin, tani The Weeknd ka një tjetër plan; të ribashkohet me Bella Hadid. Abel është fotografuar teksa dilte nga apartamenti i Bella-s në New York.

Ai përkulej herë pas here për t’iu fshehur paparacëve, por çdo tentativë ka qenë e kotë pasi ky moment nuk i ka shpëtuar mediave të huaja.

-Advertisement-

Thuhet se The Weeknd po bën çmos që të pajtohet me Bella-n, pas ndarjes me Selena-n. Nga ana tjetër Justin dhe Selena janë ribashkuar dhe duan që ta mbajnë private dashurinë e tyre.

Por një ditë më parë ka qenë një fans i tyre që ka sjellë fotot e para të çiftit, pas rikthimit. Dy të dashuruarit janë kapur teksa po bënin një shëtitje në park krah njëri-tjetrit dhe dukeshin të lumtur si të ishin në fillimet e tyre.

E veshur me një fustan të thjeshtë dhe atletet të bardha, këngëtarja thjesht ka buzëqeshur para kamerës. Ndërsa Justin, i cili zakonisht nuk ka ndonjë marrëdhënie të mirë me paparacët, ka qëndruar serioz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera