Rozë

“Na mashtruan të gjithëve”, Publikohet një foto e vjetër e Laertit dhe Rozanës

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 26 March 2025

Fotoja ku Rozana Radi pozonte me Laertin dhe nënën e tij, para shumë vitesh, bashkë me priftin e njohur që u fut në Big Brother gjatë lojës së ‘mos reagimeve’, menjëherë u interpretua si shenje e faktit se miqësia mes dy aktorëve është jo vetëm e konsoliduar, por edhe shumë e hershme.

Fotoja ‘rrëzon’ debatet gjoja të ashpra mes dy banorëve të shtëpisë, aq sa publiku mendon se janë vetëm një shfaqje për t’u treguar të tjerëve që aktorët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Madje shpesh herë ata kanë thënë që ‘ne nuk jemi miq’, apo ‘vetëm dy herë kemi pirë kafe’.

-Advertisement-

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-banori Xumi, i cili shkruan në një postim mbi foto, se ka folur shpesh mbi këtë fakt kur ishte pjesë e shtëpisë:

“Kur unë thoja jeni ‘pallat pa shkallë’, s’më dëgjonte njeri…2 herë kemi pirë kafe, njëra thotë ‘s’kam shtëpi’, tjetri thotë do më marrë banka shtëpinë. Populli nuk ha më bar, nuk manipulojmë dot, as të gënjejmë. Gjithsesi, sagapao”, përfundon Xumi i indinjuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera