Lajme

Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të turmave dhe përballim të trazirave

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 27 March 2025

Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe përballimin e trazirave në Kampin Villaggio Italia.

KFOR-i bën me dije se qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i sinergjisë dhe koordinimit ndërmjet ushtarëve të kontingjenteve të ndryshme.

Stërvitja ishte planifikuar të ishte sa më realiste duke i dhënë çdo ushtari perceptimin e duhur të mjedisit operacional në rast të protestave dhe trazirave të dhunshme.

-Advertisement-

“Pika vendimtare e stërvitjes ishte përmirësimi i sinergjisë dhe koordinimit ndërmjet ushtarëve të kontingjenteve të ndryshme. Stërvitja ishte planifikuar të ishte sa më realiste duke i dhënë çdo ushtari perceptimin e duhur të mjedisit operacional në rast të protestave dhe trazirave të dhunshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera