Dënohet me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshtinca, e menaxhoi grupin “Albkings”

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 27 March 2025
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshticën, njërin nga të akuzuarit për krijimin dhe menaxhimin e grupit famëkeq, “Albkings”, shkuan Gazeta Infokus.
Për këtë grup kishte raportuar Gazeta Infokus vitin e kaluar, konkretisht në muajin janar, një grup në Telegram që përhapte fotografi e të dhëna personale në disa raste fotografi të bëra edhe me inteligjencë artificiale për të denigruar kryesisht vajza të reja, derisa në bashkëpunim me policinë e Kosovës për shkak se rasti ishte i ndjeshëm dhe nën hetime nuk kishte publikuar detaje.
Seanca që u zhvillua sot ishte e mbyllur. Klan Kosova ka publikuar pjesë nga aktakuza që është e ngritur ndaj tij më 27 janar.
Ndaj të pandehurve, përfshirë Florent Poroshtincën, Edvin Nevzatin i ikur në Serbi, dhe të dyshuarës me inicialet E.S., rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje”, “Shantazhi” dhe “Shtrëngimi”.
Të gjithë të përmendurit më lartë janë të përfshirë në rastin e njëjtë të grupit “Albkings”. Edvin Nevzadi pasi kishte pranuar fajësinë dhe ishte liruar nga paraburgimi në tetor të 2024-së, ka ikur në Serbi, dhe nuk është paraqitur as më 30 janar kur kishte për t’u mbajtur seanca gjyqësore ndaj tyre, që është mbajtur sot.
I dënuari i sotëm Florent Poroshtica ka kryer veprat penale “Shantazhi” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.
Në aktakuzë thuhet se i njëjti nga muaji shkurt i vitit 2023 deri në muajin maj të vitit 2024 në Gjilan, veproi nën nofkën “Lideri”. Gjatë kësaj periudhë kohore, ai në cilësi të administratorit kryesor dhe me privilegje të plota në grupet “Albkings” dhe “Vip Albania” dhe në grupe të tjera, në aplikacionin “Telegram”, ka shpërndarë dhe ka lejuar shpërndarjen në grup nga ana e personave të tretë (anëtarë të grupit) në grupet e krijuara nga i pandehuri, pa autorizim, fotografi dhe video të ndjeshme (eksplicite) të viktimave.
Këtë Poroshtica e kreu në bashkëpunim me të pandehurën E.S. e cila e kishte nofkën “Liderja”.
“Lideri”, siç e quante veten, nuk ishte ndaluar vetëm me kaq. Pas publikimit të videove dhe fotografive denigruese të viktimave, ai kishte kërkuar mjete monetare në vlera të ndryshme nga viktimat, familjarët apo edhe tek shoqëria e tyre
Krejt këto, ai i kishte bërë që fitonte para për vete. E pagesat ai i pranonte në dollarë përmes “Paypal” në formë të parave digjitale, apo kriptovalutave.
Të gjitha këto më pas i konvertonte në para fizike në pikën e ExCoins në Gjilan, me ç’rast ka përfituar vlerën monetare në shumë totale prej 2,344.44 euro.
Ndërkaq, në mesin e viktimave që i janë keqpërdorur fotografi e të dhëna personale nga ky grup, ka qenë edhe Anisa Veseli, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3./ Gazeta Infokus/
Raportimi i Infokusit – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave për rastin “Albkings”

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e n...
-
Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete
Gjatë ditës së nesërme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. L...
-
Një 11-vjeçar dhe një 17-vjeçar në mesin e katër të plago*surve në Tiranë nga të shtënat me ar*më
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. ...
-
Lushaku-Sadriu: Kompromise për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka
Për të dytën herë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për shkak të...
-
Cakolli: Shkeljet ligjore po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfund...
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...