Punëtorja lëndohet në vendin e punës pasi “Trepça” ia ndryshoi dy herë detyrën pa e konsultuar për problemet shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 27 Mars 2025
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, Valdete Shabani është lënduar në vendin e punës dhe aktualisht është duke u trajtuar në repartin e Emergjencës në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK).
Kjo ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, derisa disa punëtorë kishin kërkuar një pjesë metalike- bulon i madh i cili vendoset në “xhuntën e mullinit”, thanë burime të “Betimi për Drejtësi”, për këtë rast. Për shkak të peshës së rëndë, Shabani nuk ka mundur ta peshojë dhe i ka rënë në këmbë duke i shkaktuar lëndime në këmbën e majtë. Në po të njëjtën këmbë ku ajo, në tetor të vitit 2022 në Gjermani, kishte kryer një ndërhyrje kirurgjike, duke vendosur implant në një pjesë të saj.
Naser Syla, shef i Emergjencës në QKUK, deklaroi për “Betimi për Drejtësi” se Valdete Shabani është duke u trajtuar aty dhe po i bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
“Po këtu është duke u trajtuar. Është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po i bëjnë të gjitha ekzaminimet e duhura dhe në fund shohim se çka ka”, tha Syla.
I kontaktuar nga” Betimi për Drejtësi”, Faton Frangu- drejtor në Njëisnë Biznesore në Kishnicë, ka thënë përmes telefonit se kanë formuar Komisionin e lëndimve në punë dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura me kohë.
“Unë veç sa jam kthy nga pushimi mjekësor dhe veç sa hyra në zyrë, por më njoftuan rrugës. Tash mora informacon, e lajmëruam mbrojtjen në punë, janë atje te QKUK-ja, janë procedurat në vazhdim tash deri sa të kryhen ato ekzaminimet mjekësore, nuk mund të them asgjë, se si ka ndodhë. Është lëndu aty brenda në depo, me një bulon diçka, po tash Komisoini formohet edhe këta të mbrojtjes në punë edhe e vlerëosjnë se si ka ardhë deri te ajo”, tha Frangu.
Ai shtoi se nuk mund të japë më shumë informacione dhe se këto janë procedurat e zakonshme që i marrin për lëndimet në punë dhe se ekipi i mbrojtjes në punë merren më pas me rastin.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi“, dy ditë më parë publikoi një storie hulumtuese, ku u tregua se si menaxhenti i Ndërmarrjes “Trepça” i kishte bërë dy herë transfere nga vendi i saj i punës, në njësi të tjera me detyra e përgjegjësi përtej aftësive fizike të saj, pa e konsultuar atë.
Ajo punonte si shefe e shërbimit logjistik dhe administrativ në Flotacion në Stantërg, më pas u transferua si Zyrtare të Logjistikës në njësinë biznesore në Metalurgji të Zinkut, pastaj në pozitë të Përgjegjëses së Depove në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë.
I pyetur nga “Betimi për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Ndërmarrjen Trepça, Faton Ahmeti, e pohoi që ky transfer nuk ishte i menduar mirë.
“Gazetarja: A ka pas nevojë në Metalurgjinë e Zinkut për pozitëne saj, aty?
Ahmeti: Po, për arsye që s’ka pas nevojë aty, tani e kemi çu diku tjetër.
Gazetarja: Domethënë transferi i parë është bërë pa mendu?
Ahmeti: Kqyre, njësitë i bëjnë kërkesat e veta dhe në bazë të kërkesës që e bën njësia, ne i përgjigjemi me këto fuqi që i kemi të resurseve.
Gazetarja: A ka pas kërkesë nga Metalurgjia e Zinkut për një pozitë të tillë që e keni dërgu?
Ahmeti: Po ne e kemi provu, jemi mundu me bë ristrukturim, me bë reforma, ndryshime dhe pas një kohe kemi vazhdu”, kishte deklaruar Ahmeti përmes telefonit, për Betimi për Drejtësi.
Shabani kishte treguar se vendi ku ishte dërguar për të punuar në njësinë e metalurgjisë së Zinkut, si fillim, nuk i plotësonte as përafër kushtet e punës, marrë parasysh shëndetin e saj. Nuk kishte zyrë, kështu nuk kishte as çfarë të bënte.
Më 15 tetor të vitit të kaluar ajo ishte transferuar më pas në Njësinë Binesore në Kishnicë, si përgjegjëse e Depos Doracake, vend ky në të cilin për të përmbushur detyrat e saj, ajo duhej të kalonte nëpër rrugë vështirë të kalueshme dhe të çonte pesha të rënda, përgjegjësi këto, të cilat i kishte të ndaluara t’i vepronte sipas udhëzimeve të mjekëve, pas intervenimit të implantit në këmbë.
Për të dy transferet, Shabani ishte ankuar në Komisionin e Ankesave brenda ndërmarrjes, ku kishte këkruar të anuloheshin vendimet për transfere pikërisht për shkak të situatës së veçanatë shëndetësore që kishte, por të dy kërkesat i ishin refuzuar me arsyetimin e njëjtë se ishin të pabaza.
Më pas, ajo ishte ankuar në Inspektorat të Punës dhe kishte filluar procedurë gjyqësore ndaj Trepçës për të kërkuar të drejtën e vet.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, në vendimin e datës 13 janar 2025, ka vendosur që ta pranojë në tërësi padinë e Valdete Shabanit e cila ka kërkuar që të anulohen dy vendimet Trepçës për ta transferuar në vende të tjera të punës dhe ta rikthejnë në pozitën të cilën e kishte para këtyre vendimeve. Gjykata ka kërkuar që këto vendime të anulohen dhe ka obliguar Ndërmarrjen Trepça që Valdeten ta rikthejë në vendin e punës si Shefe e Shërbimit logjistik dhe administrativ.
Këtë vendim, Ndërmarrja e ka ankimuar dhe rasti aktualisht ka kaluar në Gjykatë të Apelit, të cilët ende nuk kanë nxjerrë ndonjë vendim për të.
Për më shumë, ndiqeni storien e plotë të “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...


































