Lajme

Pas më shumë se 4 orësh, mbaron seanca në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 02:32 | 03 March 2023

Ka përfunduar seanca në të cilën kryeministri Albin Kurti ishte i thirrur për raportim.

Në një debat të gjatë, Kurti është përgjigjur dhe ka replikuar me deputetët e opozitës sa i përket një mori çështjeve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka folur për qëndrimet e tij sa i përket planit evropian, Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe pikave të tjera që përmban propozimi.

-Advertisement-

“Dialogu s’është prioriteti numër 1. Marrëveshja është shumë e rëndësishme por dialogu s’është numër 1”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ai gjithashtu ka përsëritur qëndrimin e tij kundër “Zajednicës”, duke thënë se nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera