Lajme

Presidentja me thirrje ndaj qytetarëve: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 13 May 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në mërgatë, që të regjistrohen, raporton Gazeta Sinjali.

“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI!”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Osmani thotë se investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit.

-Advertisement-

“Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, përfundoi Osmani.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, përmes konferencës për media njoftoi se deri sot janë regjistruar 1.420.148 qytetarë, derisa procesi i regjistrimit po vazhdon edhe në javën e gjashtë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit.

“Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive për tu regjistrua. Ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen gjobiten. U bëj sërish thirrje regjistruesve që të bëjnë edhe një vizitë sidomos te banesat e zbrazura që të mos mbetet askush pa u regjistruar”, tha Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera