Lajme

Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 13 May 2024

Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh.

Kreu i PDK’së ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë, shkruan Insajderi.

Ftesa ka qenë për tre krerët e partive opozitare por vetëm Krasniqi iu përgjigj pozitivisht.

-Advertisement-

Pjesë e takimit janë edhe deputetja, Mimoza Kusari Lila si dhe deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.

Pas takimit pritet të ketë konferencë për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera