Lajme

Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës edhe Kosovës!

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 13 May 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen, duke cekur se me regjistrim i japin vlerë komunës dhe Kosovës.

Regjistrimi i popullsisë po vijon, andaj kërkoj nga Ju të regjistroheni brenda afatit (deri më 17 maj 2024), pavarësisht vendit të përkohshëm ku jetoni, ka theksuar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

-Advertisement-

Qytetarë të komunës së Drenasit, regjistrohuni! Regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm për pushtetin lokal dhe Republikën e Kosovës.

Regjistrimi i popullsisë po vijon, andaj kërkoj nga Ju të regjistroheni brenda afatit (deri më 17 maj 2024), pavarësisht vendit të përkohshëm ku jetoni.

Regjistrimi i popullsisë është obligim e detyrim ligjor.

Regjistrimi i popullsisë, ka rëndësi të madhe për pushtetin lokal, sepse, numri i popullsisë përcakton projeksionet buxhetore për dhjetë vitet e ardhme, duke ndikuar drejtpërdrejtë në nivelin e granteve, punësimit, kuadrit arsimor dhe çështjeve tjera për dekadën e ardhme. Sa i takon regjistrimit të pensionistëve, askush nuk ka të drejtë t’ua mohoj marrjen e pensionit të krijuar me punë apo me moshë, pavarësisht ku jetoni.

Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës, edhe Kosovës. Qytetarë të komunës së Drenasit, regjistrohuni! https://ask.rks-gov.net/Rekos

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera