Lajme

Pas lirimit të hapësirave tek Tregu i Gjelbër, Rama takim me tregtarët

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 27 July 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas lirimit të hapësirave tek Tregu i Gjelbër, ka takuar sot përfaqësuesit e Tregut, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se janë në pajtim të plotë se shitësit të e vazhdojnë punën e tyre por jo në rrugë.

“Bashkë me Nënkryetarin, z. Alban Zogaj, mirëpritëm në takim përfaqësuesit e Tregut.  Jemi në pajtim të plotë se shitësit do të vazhdojnë të operojnë brenda hapësirave të Tregut, të cilat do të rregullohen sipas standardeve dhe kushteve të dinjitetshme, por kurrësesi në rrugë”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Tutje ai shtoi se komuna mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë për revitalizimin e Prishtinës së Vjetër./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera