Sport

Pas fitores ndaj Real Madridit, Muriqi: Kjo është shtëpia jonë, këtu zbatohen rregullat tona

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 05 February 2023

Mallorca bëri befasi sot në La Liga, pasi mposhti Real Madridin në kuadër të javës së 20-të.

Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 1:0, teksa u vendos nga një autogol i Nachos, në minutën e 13-të, shkruan Gazeta Express.

Vedat Muriqi regjistroi një paraqitje të shkëlqyeshme, teksa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes. Ai ishte i përfshirë te goli i fitores.

-Advertisement-

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

“Kjo është shtëpia jonë! Këtu zbatohen rregullat tona”, shkroi 28-vjeçari.

Mallorca pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe renditet e dhjeta në tabelë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera