Pas Durmishit edhe shefi i kabinetit të Aliut në “aksion” për të dëshmuar se Ministria i ka dhënë paratë për projektin “Mokna”
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 04 August 2024
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën postoi një video nga Istogu për një projekt Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty.
Pas videos nga Istogu, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje due thënë se projekti financohet nga Ministria e Infrastrukturës.
Për këtë të dielën ka reaguar zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Pas tij, edhe Valon Hoti, shef i kabinetit të ministrit Liburn Aliu.
Ai ka thënë se “manipulimet nuk kalojnë”, duke theksuar se projekti është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
“Manipulimet nuk kalojnë ndërsa punimet për projektin “Livadhet e Istogut – Mokna vazhdojnë. Ilir Ferati e paska bërë një reagim të lodhët. Vetëm një gjë paska harruar qëllimisht. Atë më të rëndësishme për realizimin e një projekti infrastrukturor, pra financat. Kush e financon projektin Livadhet e Istogut – Mokën, faza II? Komplet ky projekt financohet nga MMPHI. Vlera e tij është 2.9 milionë euro, kurse procedurat i ka ndjekur komuna sepse është rrugë lokale”.
“E sa për ligjërata, zakonisht ato i keni të bazuara në manipulime, mashtrime e gënjeshtra. Është mirë që Lumirin kur të vjen herë tjera në Istog të mos e gënjesh sepse “Rrena i ka këmbët e shkurtëra”. Por, siç duket, edhe atij e edhe juve po ju pëlqen të jetoni në gënjeshtra e iluzione, meqë sondazhet e të gjitha matjet e opinionit publik, ju tregojnë për teposhtzën që keni marrë. Përndryshe, shuma e projekteve për 3 vite që MMPHI ka mbështetur komunën e Istogut është mbi 10 milionë euro dhe janë të listuata në tabelen që shihni. Projektet për të gjithë qytetart pa dallim sigurisht që nuk do ndalen. Gjithsesi, edhe demantimi i gënjeshtrave të tilla poashtu”, ka shkruar ai, në Facebook. /
Të tjera
-
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur
Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti...
-
Quni në Prizren: Bizneset janë zemra e zhvillimit ekonomik të Kosovës, dhe LDK-ja do të jetë gjithmonë krah i tyre
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni i cili gar...
-
Lendita Bekteshi ndan pamje nga tubimi zgjedhor në Prishtinë, shihet përkrahje e madhe
Lendita Bekteshi është kandidatja për deputete me numër 66 nga radhët e Lidhj...
-
Rrëqeth Dervishaj: Nuk e harroj kurrë atë ditë të tmerrshme, ku Reçaku u mbush me dhimbje e pamje të nënave që mbanin fëmijët e tyre në krahë për t’i shpëtuar
Kandidati për deputet nga diaspora nga Partia Demokratike e Kosovës me numër ...
-
Kandidatët e LDK-së, Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi marrin përkrahje të fortë në fshatrat e Obiliqit
Fshatrat Milloshevë, Raskovë dhe Bashkisë u kanë dhënë një përkrahje të madhe...
-
Rafuna: Faleminderit nga zemra Hajvali për mbështetjen
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numër 45 Jeta Ra...
-
Bedri Hamza luan shah me një pensioner: 70% do të rriten pensionet bazike
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një ...
-
Anton Quni: Tubim madhështor në Prishtinë, qytetarët plot entuziazëm për ndryshim e ringritje
Kanidadati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni me numër ...
-
Musliu: Reçaku plaga jonë që kullon gjạk, sot më shumë se kurrë duhet të jemi unik në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 12, Ganimet...
-
Osmani për Vuçiqin: Si ministër i propagandës “arsyetonte” masakrat, si president i Serbisë vazhdon ta mohoj Reçakun
Në kuadër të 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, presidentja e Kosovës, Vjosa...
-
Mediat serbe shkruajnë se Serbia ka braktisur takimin për të pagjeturit në Bruksel pas aksionit në Kosovë
Sot në Bruksel ishte konfimuar se do të mbahej takimi i parë i Komisionit të ...
-
SHBA: Masakra e Reçakut nxiti botën të veprojë, ripërtërijmë angazhimin për drejtësi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me ra...