Quni në Prizren: Bizneset janë zemra e zhvillimit ekonomik të Kosovës, dhe LDK-ja do të jetë gjithmonë krah i tyre
Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 15 January 2025
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni i cili garon në listë me numrin 10-të, ka vizituar disa nga kompanitë më të sukseshmë në komunën e Prizrenit.
Quni këtë vizitë e bëri së bashku me kandidatët e LDK-së nga Prizreni, prej ku u premtuan bizneseve se LDK-ja do të jetë gjithmonë një krah i fortë për ata që zhvillojnë ekonominë e Kosovës.
“Bizneset janë shtyllë e fortë për zhvillimin e Kosovës dhe LDK-ja do të jetë krah i tyre. Bashkë me kandidatët tanë për deputet nga Prizreni, vizituam dy bizneset shumë të suksesshme të cilat veprojnë në qytetin tonë, por që emri dhe puna profesionale e “Temaj Qeramikë” dhe “Temaj Windoor” po shtrihet edhe jashtë Kosovës”, shkruan kandidati për deputet.
Ndërsa këto dy biznese Quni i quan shembull se në Kosovë mund të bëhet biznes dhe të kesh të ardhme të ndritur.
“Dy bizneset e ngritura me mund dhe sakrificë nga Familja Temaj, janë shembull i mirë se në Kosovë bëhet biznes, punësohen njerëz dhe shteti ynë ka të ardhme. Respekt e mirënjohje për punën e ndershme, Familja Temaj. LDK-ja do të jetë krah bizneseve për zhvillimin e Kosovës. Bëhu ndryshimi 124✌️”, përfundon Quni.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës mban numrin 124 në zgjedhjet e 9 shkurtit ndërsa Anton Quni është pjesë e kësaj liste me numrin 10.
Anton Quni ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për pesë mandate. Ai ka qenë pjesë e legjislaturave IV, V, VI dhe VII dhe VIII duke përfaqësuar qytetarët nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Gjatë këtyre mandateve, ai ka qenë anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Përveç angazhimit të tij parlamentar, Quni ka shërbyer edhe si Ministër i Mbrojtjes nga 3 shkurti 2020 deri më 22 mars 2021./Gazeta Infokus

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...

































