Pas ankesës së RTK-së, Inspektorati i Punës shfuqizon vendimin për gjobitjen e televizonit dhe drejtorit të përgjithshëm
Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 02 March 2023
Inspektorati i Punës ka shfuqizuar vendimin për gjobitjen e Radio Televizionit të Kosovës dhe drejtorit të përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj.
Vendimi ka ardhur pas ankesës së RTK-së.
“Nuk ka gjobë nga Inspektorati për RTK-në dhe as për Drejtorin e Përgjithshëm Lidhur me shkrimet e para disa ditëve që korresponduan me riciklim të një lajmi më të vjetër, në prag të debatit në Komisionin Parlamentar për Media. RTK njofton se Inspektorati i Punës ka marrë për bazë ankesën e RTK-së dhe e ka anuluar vendimin fillestar të Inspektorit të Punës, në lidhje me rastin e ish-udhëheqësit të Marketingut”.
Sipas tyre, RTK dhe drejtori i saj nuk janë dënuar për asnjë shkelje në rastin e ish-udhëheqësit të Marketingut dhe nuk do të paguajnë asnjë gjobë.
Për më shumë, Inspektori i rastit e ka hedhur poshtë edhe ankesën e punëtorit lidhur me shkarkimin e tij.
“Menaxhmenti i RTK-së nuk e sheh të arsyeshme që të reagojë ndaj secilit vendim dhe të krenohet kur fiton rastet në IP (janë disa raste gjatë vitit 2022) apo organe të drejtësisë, por ky rast ishte më specifik pasi i njëjti u përdor që të sulmohej vendimmarrja në RTK, përmes një vendimi fillestar, i cili u hodh poshtë”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast, RTK thotë se nuk kishte pranuar madje as raportin zyrtar.
“Menaxhmenti i RTK-së zotohet për zbatim të ligjshmërisë, në secilin rast veç e veç, e po ashtu këtë zotim do ta realizojë edhe gjatë procesit të ristrukturimit që do të ndodhë gjatë këtij viti”, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...
-
Nis gjykimi kundër Milaim Zekës për kanosje ndaj prokurorit Shefkiu
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj, gazetarit, Milaim Z...
-
Agjenda e KiE mund të ndryshojë në minutën e fundit, thotë Rohde duke ftuar Kosovën për ‘hapin e guximshëm’
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka lënë të hapur mundësinë e ndry...