Lajme

Pas akuzave të Martyt, Osmani kërkon nga Zvicra informata zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 13 April 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë pas deklarimeve të ish-senatorit Dick Marty se është kërcënuar me vrasje nga shërbimet inteligjente serbe e që faji tu lihet shqiptarëve, ajo ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet zvicerane për këto plane.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

Ndërsa, si shkak i ndjeshmërisë së rastit, është bërë e ditur se Osmani do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera