Parqet Kombëtare, vlerë e rrallë e trashëgimisë natyrore të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
16:44 | 23 May 2023
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (Swedish EPA) përmes projektit të mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, ka lansuar fushatën e fokusuar në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës dhe në veçanti për parqet kombëtare.
Siç njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kjo nismë synon të vë në pah rëndësinë që ka mbrojtja e këtyre thesareve natyrore dhe të ofrojë të dhëna dhe fakte për këto vlera të mbrojtura të natyrës.
“Kosova është një vend me peizazhe dhe ekosistemeve të jashtëzakonshme që përfshin male, pyje, lumenj dhe liqene madhështore, me një biodiversitet që meriton vëmendje dhe përkujdesje. Zonat e mbrojtura të natyrës në Kosovë janë habitate të një numri të madh të llojeve të florës dhe faunës, dhe përfaqësojnë trashëgimi natyrore me vlera unike. Parqet kombëtare përfaqësojnë ekosistemet më të çmuara të natyrës sonë dhe kanë nivelin më të lartë të mbrojtjes (kategoria II sipas IUCN)”, thuhet në njoftim.
Përmes kësaj fushate, MMPH synon të rrisë vetëdijesimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare.
“Duke ofruar fakte, të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e rralla të parqeve kombëtare të Kosovës, dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve, ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona.
Është përgjegjësia jonë kolektive të ruajmë bukurinë natyrore të Kosovës për brezat e ardhshëm. Duke mbrojtur parqet tona kombëtare, ne jo vetëm mbrojmë biodiversitetin tonë, por gjithashtu ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe sigurojmë mirëqenien e brezave të ardhshëm”, thuhet në raport.
Fushata ka filluar më 22 maj me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Biodivesritetit dhe do të vazhdojë me 24 maj ku do të shënohet Dita Evropiane të Parqeve, me një sërë aktivitetesh në zonën e Prevallës në Parkun Kombëtar Sharri.
Me pastaj fushata do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës edhe me aktivitete tjera përfshirë edhe rrjetet sociale, dhe do të përfundojë në muajin gusht.

Të tjera
-
Osmani për njohjen nga Sudani: Kemi qenë në komunikim për vite me radhë, na mbështeti edhe Turqia
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në emisionin Rubi...
-
Abdixhiku thotë se Kurti po u ofron Ministri minoriteteve, u drejtohet me mesazh: Mbani dyert hapur
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kreu ...
-
Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim arkeologjik
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar përmes një postimi zyrtar për nëns...
-
Lahi Brahimaj: Nëse Limaj shkon me VV’në, do të ishte tradhti e pastër
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brah...
-
Hekurudha kuqezi Durrës–Prishtinë, prezantohet studimi i fizibilitetit, Balluku: Një nyje strategjike e tre korridoreve evropiane
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës–Pris...
-
Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Objektiv, mbyllja e të gjithë kapitujve brenda vitit 2027
Shqipëria hapi sot zyrtarisht grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashki...
-
Begaj përshëndet hapjen e grupkapitullit 2 në negociatat Shqipëri-BE: Tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas hapjes së grupkapitulli...
-
Aksident në Baballoq të Deçanit, humb jetën një person
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq ...
-
Italia thotë se do të jetë nikoqire e bisedimeve të radhës mes SHBA-së dhe Iranit
Rundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Veliaj kërkon sërish lirinë pas dy muajsh në qeli, Gjykata shqyrton kërkesën më 16 prill
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon sërish zëvendësim të masës së s...
-
Berisha kundër rikandidimit të prokurorëve të SPAK: S’do ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë Dumani! Rama e ironizon nga Luksemburgu
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ndaj kërkesës së kreut të SPAK, Altin Duman...
-
Zv.ministri i Kurtit thotë se u largua nga konferenca në Tiranë për shkak se “Kosova u prezantua me fusnotë”
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka njoftuar se është la...