Lajme

Aksident në Baballoq të Deçanit, humb jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 14 April 2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person ka humbur jetën.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Rugova, bëri të ditur se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera