Lajme

Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Kosova po i numëron javët dhe ditët e rikthimit të tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 14 April 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shkuar në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së dhe ish-bashkëpartiakët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Tha se ata i gjeti “të fortë” dhe se i la “plot shpresë”.

“Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

-Advertisement-

“E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë”, u shpreh ai.

Hamza tha se “Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera