Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 13 September 2024
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën.
Ponosh ka thënë se me paraqitjen e tij ai e shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “okupimin e Kosovës”.
Sipas tij të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiq dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.
“Ajo që Vuçiq ka shpallur sonte është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiqit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Zdravko Ponosh për “Danas“, duke komentuar vendimin e Vuçiqit për të mos shpallur pushtimin e një pjese të “territorit të Serbisë” dhe duke shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo pushtimin.
Deputeti serb tha gjithçka që Vuçiq e tha sonte e kishte thënë edhe më parë.
“Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.
Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiq.
“Gjithçka që thotë se dëshiron ta kthejë në Kosovë, gjyqësorin, policinë, mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe Asociacionin e komunave serbe, të gjitha ato i dha ai. E gjitha ishte shpikja e tij, gjithçka që premtoi, të gjitha i shkatërroi ai”, thekson Ponosh dhe shton se gjithashtu është farsë formimi i një zone të veçantë të mbrojtjes sociale në Kosovë.
Siç thekson ai, Vuçiq vetëm “ri-pranoi, gjegjësisht hodhi një vijë në atë që nënshkroi në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...