Albin Kurti shef i VV-së, jo i Devollit, kërcënoi mbi 15 mijë familje

Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 14 January 2025
Gjatë një takimi elektoral të mbajtur ne qytetin e Pejës, kryeministri Albin Kurti, njëherit lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë disa akuza të papritura për Devollin. Lidhur me këtë, televizioni Klan Kosova iu drejtua kësaj kompanie dhe mori këtë përgjigje:
Me keqardhje kemi përcjellur deklaratat e paarsyeshme, fyese dhe të pakuptueshme të kryeministrit Albin Kurti, dje në Pejë.
Nga tradita demokratike në Kosovë, në Evropë dhe gjithandej botës, gjatë zgjedhjeve janë qeveritë ato që duhet të japin llogari për punët që kanë bërë, apo që nuk i kanë bërë.
Janë qeveritë dhe kryeministrat ata që tregojnë me shifra dhe fakte se sa e kanë rritur mirëqenien e popullit të tyre, sa vende pune kanë shtuar, sa investime kanë kryer dhe sa e kanë ndihmuar biznesin vendor.
Prandaj është shumë e çuditshme të dëgjosh një kryeministër, i cili në vend të shpjegojë se çfarë ka bërë për popullin në katër vjet, ai sulmon kompanitë private për të cilat populli i Kosovës nuk ka votuar dhe nuk do votojë as në datën 9 shkurt.
Qeveritë përgjigjen përpara popullit, kompanitë private përgjigjen përpara ligjit, por jo para qeverive.
Albin Kurti është shef i LVV-së por jo i Devollit.
Megjithatë, meqë Albin Kurti e ftoi Devollin në këtë ballafaqim të pavend dhe të panevojshëm, jemi të detyruar t’i themi se me punën tonë të pandërprerë dhe të përkushtuar, NE punësojmë mbi 15 mije familje të Kosovës, mirëqenia e të cilave, jetesa e tyre e përditshme, të ardhurat dhe shkollat e fëmijëve të tyre, varen direkt apo indirekt nga puna jonë.
T’i kërcënosh mbi 15 mijë punëtorë, fermerë dhe kontraktorë, është diçka e pandershme dhe shumë e ulët që nuk duhet të kishte ndodhur në këtë fushatë zgjedhore.
Ne i ndjekim çdo ditë zgjedhjet që zhvillohen në Evropë dhe në Amerikë, por askund nuk kemi parë Presidentë apo Kryeministra të sulmojnë kompanitë private. Përkundrazi, të gjithë liderët e botës së qytetëruar i ndihmojnë biznesit, në mënyrë që biznesi të ndihmojë popullin dhe ekonominë.
Si përfundim duam ta garantojmë Albin Kurtin dhe të gjitha partitë politike në këto zgjedhje, se e vetmja gjë që na intereson, është ekonomia e Kosovës dhe mirëqenia e popullit.
Për këtë qëllim jemi gati të bashkëpunojmë me të gjithë, pavarësisht flamurit partiak.
Flamuri i Devollit është mirëqenia e Kosovës!

Të tjera
-
Mbi 15 mijë bashkatdhetarë votuan në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
15 mijë e 552 bashkatdhetarë e kanë dhënë votën e tyre në përfaqësitë diploma...
-
Në këtë komunë ende s’ka votuar asnjë votues
Po mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë. Qytetarët po ushtr...
-
Voton Hyra, nëna e Hashim Thaçit
Ka votuar edhe nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Hyra. Ajo...
-
Këto janë tre komunat me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri më tash
Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 168,341...
-
Voton Konjufca: Sot ditë e rëndësishme, në demokraci flet populli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka votuar në qendrën e votimit...
-
Voton Lendita Bekteshi
Kandidatja për deputete Linda Bekteshi, ka votuar. “Me bindjen se çdo votë...
-
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokë...
-
Voton Agim Aliu: Uroj mbarësi në këtë proces zgjedhor
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kryer obligimin e tij për të vot...
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...