Lajme

Parkingu i Prishtinës nuk pranon monedhën dy euroshe, reagon ashpër qytetari

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 14 December 2022

Në parkingun e Prishtinës është vendosur një njoftim në të cilin thuhet se nuk pranojnë monedhën 2 euroshe për pagesë të parkingut, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare tek “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, të cilët kanë publikuar edhe njoftimin e tyre.

Në lidhje me mospranimin e kësaj monedhe është ankuar edhe një qytetar i cili ka thënë se dje ka pasur vetëm monedhën 2 euroshe dhe nuk i janë pranuar ato pa asnjë arsye specifike.

-Advertisement-

Sipas tij kjo gjë është e tmerrshme që një monedhë zyrtare të mos pranohet për pagesë.

“Si është e mundur qe Prishtina Parking kompani publike me vendos një njoftim te tille ku nuk pranohet monedha 2€, dje kisha rastin qe kisha vetëm monedha 2€ dhe smi pranuan pa arsyetime pos qe është vendim, kjo është gjë e tmerrshme qe një monedhe zyrtare te mos pranohet për pagese është shprehur një Vrojtues!”, thuhet në postimin e tyre./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni njoftimin:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera