Lajme

Parisi dhe Mynihu, qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 26 August 2022

Parisi dhe Mynihu janë qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë këtë vit në Evropë, sipas grupit Deloitte.

Blerësit e një banese të re në Mynih është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katrorë.

Vetëm Parisi ka qenë më i shtrenjtë me 13.462 euro për metër katrorë.

-Advertisement-

Londra, Osloja dhe Frankfurti kanë qenë më të lira me rreth 8.400 euro në muaj.

Në anën tjetër, qytetet bullgare Varna dhe Burgas në Detin e Zi, kanë pasur banesa të reja me një mesatare prej rreth 900 eurove për metër katrorë.

Ekspertët e Deloitte-s kanë analizuar 68 qytete të mëdha në 23 shtete.

Eksperti për patundshmëri, Michael Müller, ka thënë se çmimet e ndërtimit janë rritur në Evropë.

Problemet në zinxhirin e furnizimit dhe mungesa e materialeve ndërtuese, kanë rritur rreziqet në planifikim dhe ekzekutim të projekteve ndërtuese.

Mungesa e stafit dhe inflacioni janë duke rritur çmimet edhe më shumë, ka thënë Muller.

Megjithatë, rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën dhe rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Në shumë qytete evropiane, strehimi i refugjatëve nga Ukraina ka prekur tregun e pronave – sidomos në Poloni, Sllovaki dhe Hungari – meqë ka pasur ulje të ofertave për qiradhënie në tremujorin e dytë të vitit 2022./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera