Paratë që po i myken Qeverisë – asnjë ministri s’ka realizuar buxhetin për investime kapitale – ka ministri me 0%
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 15 November 2023
Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, vazhdimisht është kritikuar për mungesë të investimeve kapitale dhe raporti nëntëmujor që është publikuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, konkretisht për periudhën mujore janar-shtator 2023, e dëshmon që ka pasur mungesë drastike të investimeve duke realizuar vetëm një pjesë të vogël të buxhetit të përgjithshëm.
Disa ministrit del të mos kenë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale, duke realizuar buxhetin e paraparë vetëm 0 për qind.
Siç thuhet në këtë raport, përkatësisht tek fusha e investimeve kapitale, buxheti i përgjithshëm për investime kapitale për vitin 2023 është 896.44 milionë euro, ku prej tyre, pra deri më 30 shtator të këtij viti, janë shpenzuar vetëm 263.78 milionë euro, apo 29 për qind e vlerës totale të parashikuar.
Po, konkretisht cila ministri sa ka shpenzuar?
Të dhëna alarmuese në këtë raport paraqiten tek dikasteri i drejtuar nga Faton Peci.
Pra, Ministria e Bujqësisë tek fusha e investimeve kapitale ka shpenzuar 0 për qind, ministri kjo që ka në dispozicion 5.9 milionë euro.
Gjendja nuk është aspak më mirë tek ministria e udhëhequr nga Elbert Krasniqi.
Ngjashëm si ajo e Bujqësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shpenzuar 0 për qind në investime kapitale. Kjo ministri i ka të ndara 5.9 milionë euro për këtë fushë.
Ndërsa, ajo që drejtohet nga Hekuran Murati, pra Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka shpenzuar vetëm 6 për qind të buxhetit për investime kapitale, thënë me shifra: nga 22.2 milionë euro sa i ka në dispozicion, ka shpenzuar vetëm 1.4 milionë.
Mungesa e investimeve kapitale vërehet edhe tek një nga sektori i Shëndetësisë.
Ministria që drejtohet nga Arben Vitia, siç tregon raporti, ka shpenzuar në total 8 për qind të buxhetit të paraparë për investime kapitale, apo konkretisht 1.8 milion euro nga 23.7 milionë sa i ka në dispozicion.
Edhe tek dikasteri i Artane Rizvanollit situata nuk qëndron më mirë. Ministria e Ekonomisë, deri në shtator, ka shpenzuar 7 për qind të buxhetit, pra vetëm 2.2 milionë euro nga 32.8 milionë sa i ka në dispozicion.
Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpenzuar 13 për qind të buxhetit të paraparë për investime kapitale.
Nëse iu referohemi shifrave, dikasteri ku udhëheqë Rozeta Hajdari, i ka shpenzuar vetëm 940 mijë euro nga 7.3 milionë sa i ka në total për këtë fushë.
Mungesë të investimeve kapitale ka pasur edhe tek Ministria e Drejtësisë.
Deri në shtator, në këtë dikaster ku drejton Albulena Haxhiu, janë shpenzuar 254 mijë euro nga 1.7 milion të parapara për këtë fushë, apo thënë ndryshe vetëm 17 për qind.
Nga ana tjetër, Arbërie Nagavci dhe kabineti i saj, deri më tani, për investime kapitale, siç tregohet në raport, kanë shpenzuar 8.7 milionë euro nga 32 milionë sa i kanë në dispozicion.
Pra, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka arritur kuotën e 27 për qindëshit të shpenzimit të vlerës së përgjitshme.
Investime kapitale pak më shumë ka pasur tek ministria e Liburn Aliut, e cila deri më tani ka realizuar 31 për qind të buxhetit të paraparë për këtë fushë.
Pra, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpenzuar 68 milionë euro nga 222 milionë sa i ka në total.
Tutje, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), në fushën e investimeve kapitale ka shpenzuar 4.5 milionë euro nga 14 milionë sa i ka pasur në dispozicion, apo 32 për qind të vlerës totale.
Nivelin më të lartë të investime kapitale, për këtë periudhë kohore, e ka arritur Ministria e Mbrojtjes.
Dikasteri i drejtuar nga Ejup Maqedonci ka shpenzuar 55 për qind të vlerës totale, apo 36 milionë nga 66 sa i ka në dispozicion./Albanianpost.com
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...