Lifestyle

Parashutisti turpërohet para mbretit, ngec i varur në shtyllë- VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 14 October 2019

Gjatë zbritjes në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës, një parashutist me flamurin kombëtar ka goditur një shtyllë.

Parashutisti keqmenaxhoi situatën dhe u përplas me një shtyllë elektrike dhe mbeti i varur përpara qindra të pranishmëve.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe mbreti Felipe i Spanjës, prani kjo që e ka bërë parashutistin të ndihet i turpëruar.

-Advertisement-

Mesa duket mbreti Felip ka vendosur të jetë pjesë e kësaj parade, pavarësisht se vendi pret vendimin e Gjykatës së Lartë të Spanjës për të gjykimin e 12 udhëheqësve katalanas.

Sipas një burimi gjyqësor spanjoll të kontaktuar nga agjensia e lajmeve Reuters, liderët katalanas do të dënohen me një maksimum prej 15 vjet burg për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë jetë-shkurtër.

Parashutisti ngec para mbretit on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera