Lajme

​Paraqiten grafite në Prishtinë ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e Pantiqit

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 28 December 2022

Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Gjyqtari pas propozimit të prokurorit ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur habinë ndaj këtij vendimi. Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.

-Advertisement-

Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera