Paralajmërohet takim midis Kurtit, Escobarit dhe Lajçakut
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 17 August 2022
Në prag të rundit të ri të dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë takim në Bruksel në mbrëmjen e 17 gushtit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, mëson Radio Evropa e Lirë.
Sipas burimeve diplomatike, ky takim dëshmon koordinimin gjithnjë e më të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian rreth Kosovës.
Burimet diplomatike i thanë REL-it se Uashingtoni dhe Brukseli kanë interes të përbashkët paqen e stabilitetin në rajon, si dhe realizimin e aspiratave që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet në familjen evropiane.
Ky bashkëpunim është i domosdoshëm për të arritur sukses edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, thanë burimet diplomatike.
Kurti dhe Vuçiq do të takohet më 18 gusht në Bruksel, në rundin e ri të dialogut. Temë e bisedimeve, sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, do të jetë edhe synimi që të ulen tensionet mes dy vendeve.
Tensionet u rritën pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në Kosovë. Serbia e aplikon këtë masë ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime të qyteteve të Kosovës të tilla si UR, PZ, KM e të ngjashme.
Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.
Më 17 gusht, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kurti tha se nuk do të heqë dorë nga zbatimi i vendimeve, pasi tha se ato janë ligjore.
Me Stoltenbergun u takua edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Shefi i NATO-s tha se misioni në Kosovë, KFOR, mbetet i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria.
Takimet me Stoltenbergun, por edhe rundi i ri i dialogut është thënë se kanë për synim uljen e tensioneve.
Edhe pas heqjes së barrikadave, zyrtarët në Kosovë dhe Serbi kanë ashpërsuar retorikën, gjë që bëri që BE-ja të reagonte duke paralajmëruar se do të mbajë përgjegjës liderët për çdo përshkallëzim eventual të situatës.
Gjatë 17 gushtit, Vuçiq ka njoftuar se është takuar me Lajçakun.
“Në një bisedë me Lajçakun përsërita përkushtimin e fortë të Serbisë që të vazhdojë të bëjë gjithçka me qëllim të ruajtjes të paqes dhe stabilitetit në rajon, sikur edhe që përmes dialogut të vijmë deri te gjetja e kompromisiz, pa presion dhe ultimatume. Përsërita se Serbia insiston në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të dakorduara dhe nënshkruara në Bruksel, sepse ne i kemi përmbushur në tërësi të gjitha obligimet tona”, shkroi Vuçiq në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja më 2011. Por, palët kanë dallime sa i përket epilogut të procesit. Kosova kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë edhe njohjen reciproke, ndërkaq Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi. (Rel)
Të tjera
-
Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin
Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha tran...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin ‘’Ujku Alfa’’
Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Ko...
-
Kurti viziton Kamenicën, pritet nga kryetari i Komunës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari ...
-
Aksident tragjik në Itali, vd es 44-vjeçari shqiptar
Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorenc Koleci ka humbur jetën në Ita...
-
Vuçiq i ankohet Scholzit për Kosovën
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka zhvillur një bisedë telefonike me pre...
-
1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë janë regjistruar deri tani, procesi pritet të përmbyllet më 17 maj
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mbajti konferencën e radhës për medi...
-
Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte shfẩrosja, angazhimi për drejtësi nuk do të ndalet
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Ko...
-
Një serb arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës
Një serb është arrestuar nga Prokuroria Speciale. Dyshohet se S.M, dyshohe...
-
Ramush Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Prekaz për ta kujtuar Tahir...
-
Përléshje masive mes shqiptarëve në Greqi, raportohet për pesë arrestime
Dy grupe shqiptarësh raportohet të jenë përfshirë në një sherr masiv mbrëmjen...
-
Deçan: Një person gjendet pa shenja jete
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Baballoq të Deçanit. Ras...
-
Ekspozonte ārmën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë
Një grua është dërguar në stacionin e policisë në Pejë nën dyshimin për posed...