Ekonomi

“Parajsa” te konviktet

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 13 April 2018

Studentëve që banojnë në konvikte, oborri i konvikteve duket se tash e tutje do tu duket si “parajsë”. Aty do të mbillen drunjë dekorativ. Madje, shumë të shtrenjtë, shkruan Infokusi.com.

Qendra e Studentëve në krye me Fatmir Sfishtën ka shpallur tender në vlerë prej 35 mijë e 700 eurove për furnizim dhe mbjellje të drunjëve dekorativ, para këto që do të merren nga mjetet vetanake.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit për dhënie të kontratës që ka publikuar kjo qendër në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar në KRPP, shihet se për këtë tender numri i të interesuarve ka qenë shumë i madh.

Gjithsej 21 oferta të kompanive ka pranuar QK-ja për këtë tender. Por, prej këtyre 7 tender janë pranuar e vetëm katër tender janë shpallur si të përgjegjshëm. Ndërsa, fituese është shpallur Fidanishtja “Bytyqi.

Kontrata është nënshkruar më 6 prill 2018./Infokusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera