Papa Françesku i shkruan kardinalit shqiptar Ernest Simoni Troshani, publikohet letra e plotë
Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 30 August 2017
Papa Françesku i ka shkruar një letër kardinalit Ernest Simoni-Troshani. Po ju njohim, më poshtë, me përmbajtjen e letrës papnore, botuar sot nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Siç dihet, më 15 korrikun e kaluar u botua lajmi mbi emërimin e kardinalit Ernest Simoni si i Dërguar i posaçëm i Atit të Shenjtë në shugurimin e Kishës së re, kushtuar Shën Terezës së Kalkutës, në qytetin e Prishtinës (Administratura Apostolike e Prizrenit), që do të kremtohet më 5 shtator 2017.
Të nderuarit Vëllait tonë Ernest Simoni, kardinal Diakon i Kishës së Shenjtë të Romës me titull “Shën Maria e Shkallës”
Ndërmjet shenjtorëve të ndritur, një vend të veçantë zë Shën Tereza e Kalkutës, e mirënjohur nga të gjithë për flijimin e saj në shërbim të njerëzve më të varfër e më të ligshtë, të cilët i ndihmoi e i mbrojti. Prej këndej, për nder të Saj, në Prishtinë u ndërtua Shenjtërorja, ku besimtarët do të mblidhen jo vetëm për kremtimet e liturgjisë së shenjtë e për marrjen e sakramenteve, por edhe për t’ia lartuar virtytet e Saj e për ta ndjekur shembullin e Saj.

Që ky Tempull të jetë sa më i përshtatshëm, do të shugurohet, edhe për t’u ndjerë më fort në të, prania e Shën Terezës, kur besimtarëve, që mblidhen këtu për të ofruar flijime, u shpallet Lajmi i Mirë i Ungjillit dhe u paraqiten veprat e saj të mira. Kështu do ta kenë edhe më tepër mbrojtjen dhe përkrahjen e Saj.
Për ta kryer këtë rit në mënyrë sa më të lumnueshme, vendosëm të dërgojmë përfaqësuesin tonë.
Ty, i nderuari Vëllai ynë, Bir i këtij Populli, po të emërojmë dhe po të shpallim të Dërguarin tonë të jashtëzakonshëm. Prandaj, do të kryesoni liturgjinë e shenjtë, ndërsa Vëllai i Nderuar Dodë Gjergji, Administrator Apostolik i Prizrenit, do ta shugurojë, më 5 shtator, me rit solemn këtë Tempull të shenjtë kushtuar Shën Nënë Terezës së Kalkutës.
Theksoj se kjo Shenjtërore e bukur duhet të ndihmojë për përforcimin e fesë së vërtetë të besimtarëve. Me kënaqësi e shtrijmë Bekimin Apostolik, së pari mbi Ty, e përmes Teje, në emrin tonë, mbi gjithë të pranishmit, që ky bekim, me ndërmjetësimin e së Lumes Virgjër Mari e të Shën Terezës, të jetë gurrë hiresh të larta për përtëritjen e shpirtrave, ndërsa ne, me pushtetin e Shën Pjetrit, i bashkuar në lutje, urojmë që ky bekim të jetë sa më i frytshëm.
Prej Selisë së Vatikanit, 1 gusht 2017, viti i pestë i Papnisë sonë. Françesku

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































