Papa Françesku heq sekretin në rastet e pedofilisë në Kishë
Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 17 December 2019
Papa Françesku ka shfuqizuar rregullat e Vatikanit për fshehtësinë e rasteve të abuzimit seksual, njoftoi sot Selia e Shenjtë.
Masa do të lejojë që Kisha Katolike t’u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës. Edhe pse disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, praktika të tilla nuk janë universale, raporton CNN.
Duke hequr “sekretin pontifikal”, Papa gjithashtu lejoi që viktimat e abuzimit të informoheshin për rezultatin e çështjeve të tyre në Vatikan.
Akti i Papës ende nuk i ndryshon rregullat e intimitetit në lidhje me raportimin e abuzimeve seksuale ose rregullave të fshehtësisë në gjyqet e Vatikanit të abuzuesve të dyshuar.
Vatikani e bëri këtë lajm në ditëlindjen e 83-të të Papës, transmeton KosovaPress.
Papa ka hequr rregullin e Vatikanit, i cili ka ndaluar këdo që pretendon të jetë viktimë e abuzimit të priftërisë për të folur rreth tij.
Rregulli i njohur si sekret pontifikal është hequr gjithashtu për ata që dëshmojnë në Vatikan në gjyqe për raste të tilla.
“Sipas informacionit në rastet e abuzimit, ai duhet të trajtohet me siguri, integritet dhe konfidencialitet”, tha Papa.
Ai udhëzoi zyrtarët e Vatikanit që t’i binden ligjit civil, duke ruajtur konfidencialitetin, dhe të ndihmojnë autoritetet në hetimin e këtyre rasteve.
Papa ndryshoi gjithashtu përkufizimin e Vatikanit për pornografinë e fëmijëve, duke rritur moshën nga 14 vjeç e lart në 18 dhe më të vjetër.
Heqja e “sekretit të pa identifikueshëm” ishte një nga kërkesat kryesore të drejtuesve të kishave në Samitin e Seksit të Vatikanit në shkurt.
“Ky është një vendim epokal,” tha kryepeshkopi i Maltës Charles Scicluna, një nga hetuesit më me përvojë të rasteve të abuzimit seksual.
Ai thekson se fshehtësia pontifikale nuk mund të jetë më një justifikim për mos shpërndarjen e informacionit në lidhje me abuzimin seksual të të miturve.
Papa Françesku gjithashtu pranoi dorëheqjen e kryepeshkopit Luigi Ventura, ambasadori i Selisë së Shenjtë në Francë, i akuzuar për abuzim seksual.

T� tjera
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...
-
Sillet në Gjykatë 26-vjeçarja e arrestuar për trafikim të narkotikëve, në rastin ku dyshohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija
Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupi...
-
Kraki “godet” Kurtin: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vend...
-
Daut Haradinaj: Përgjegjës për krizën energjetike është shefi, jo ministrja Rizvanolli
Daut Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti pë...































