Lajme

Pantina: Nuk ka marrëveshje të re, ka zotim të Vuçiqit dhe ndryshim të qëndrimeve të Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 29 August 2022

Ish deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka thënë se këto dy ditët e fundit ka pasur një përplasje në mes të tifozëve të Kurtit e Thaçit, se kush ka merita më shumë për një marrëveshje, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje të re, ka zotim të Vuçiqit dhe ndryshim të qëndrimeve të Albin Kurtit.

“E para: nuk ka nje marrëveshje te re te nënshkruar, ka zotim te Vucicit ( dhënë ndërmjetësuesve Eskobar e Lajcak) se ai e respekton Marrëveshjen për dokumente identifikimi te arritur ne 2011. E ne anën tjetër ka ndërrim qëndrimi te Kryeministrit Kurti i cili dikur deklaronte se do i rishikoj te gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë ne procesin e dialogut te Brukselit, dhe tash ai po i njeh ato dhe po kërkon zbatimin/respektimin e tyre edhe nga Serbia”, ka shkruar Pantina.

-Advertisement-

Po ashtu ajo ka thënë se kjo marrëveshje është një e arritur e madhe për ndërmjetësuesit e SHBA dhe BE, sepse palët kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
“Kjo është një e arritur e madhe për ndërmjetësuesit e SHBA dhe BE, sepse palët kane rene dakord për zbatimin e marrëveshjeve te arritura deri me tani. Çka dmth kjo për Kosovën gjegjësisht kryeministrin Kurti? Ai sikurse edhe Vucici duhet te i zbatojnë TE GJITHA marreveshjet e arritura deri me tani. Nëse refuzojnë te i zbatojnë atëherë bartin përgjegjësinë e dështimit te procesit. E kur përfshihen Amerikanet me nuk ka dështim! Keshtuqe, Per hajr Zajednica!”, ka shkuar tutje Pantina./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera