Lajme

Pamje të rënda/ Vriten anëtarët e një familje gjatë evakuimit në Irpin të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 06 March 2022

Tre civilët janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur nga Irpin, një qytet jashtë Kievit.

Ata ishin një familje, të cilët po iknin nga luftimet duke mbajtur një valixhe dhe disa çanta shpine, madje kishin me vete edhe qenin e tyre.

Forcat ruse kanë gjuajtur me predha në një urë tashmë të shembur, e cila përdoret për evakuimin e civilëve, përfshirë edhe fëmijët, raporton BBC.

-Advertisement-

Ukraina ka akuzuar forcat ruse se synojnë qëllimisht rrugët e evakuimit nga Irpin, pasi dje një hekurudhë u godit dhe u dëmtua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera