Lajme

Pamje nga aksidenti në Komoran ku humbi jetën një i mitur

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 17 June 2026

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë–Komoran, ku një automjet është përfshirë në një përplasje fatale.

Në vendin e ngjarjes janë parë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë dalë menjëherë pas pranimit të informatës rreth orës 09:00.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person i gjinisë mashkull, i mitur. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes janë parë mbetje të automjetit dhe prezencë e forcave të rendit, ndërsa rruga është siguruar për hetime të mëtejshme.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar nga njësitet kompetente./Gazeta Infokus

Pamjet:

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy