Lajme

Pal Lekaj viziton çlirimtarët në Hagë: Jam krenar që isha bashkëpunëtor i juaji në periudhat më të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 20 December 2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka qëndruar sot në Hagë për të takuar Hashim Thaqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën. Lekaj thotë se sot më shumë se kurrë është krenar që ishte bashkëpunëtor i tyre.

Njoftimi i deputetit Lekaj:

Sot nga ora 9:00 deri në ora 16:00 kisha nderin dhe privilegjin e veçantë të takoja për orë të tëra miqt e mi z. Hashim Thaqi, z. Kadri Veseli , z. Rexhep Selimi, z. Jakup Krasniqi, z. Hysni Gucatin, z. Nasim Haradinaj dhe z. Pjetër Shala.

-Advertisement-

Një emocion i veçantë për mua të takoj sot në rrethana krejtësisht të pa logjikshne njerzit të cilët janë e kaluara e lavdishme, e tashmja shtetndërtuese dhe e ardhmja historike e Kosovës. Të gjithë pa perjashtim po qëndronin krenar dhe të palekundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetra të tjera në këto tri dekada sfide sa do e pa drejt por të bindur se do të arrijnë ta ngrisin në piedestal pastërtin e luftës tonë për liri e shtet. Ndër shumë momente sot që më bën krenar ishte edhe takim i shkurtër me Komandat Calin. I pathyeshëm dhe shumë i bindur që në fund do të dal triumfues. Në fund të gjithë pa përjashtim më thanë të ju përcjell urimet më të mira në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sot më shumë se kurrë jam krenar që isha bashkëpuntor i juaji në periudhat më të rëndësishme të popullit tonë për liri e pavarësi.

Ne besojmë në lirinë tuaj dhe ju jam përjetësisht falenderues për gjithë kontributin e dhënë në të gjitha etapat e mbi të gjitha në këto momente që po mbroni luftën e drejtë të popullit tonë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera