Lajme

Paçarizi për Kurtin: Nuk e di për cilin dëshmor ka folur ashtu si për Ivanoviqin

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 18 January 2023

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti, për përkujtimit që ia bëri politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq, në ditën e vdekjes së tij.

Paçarizi, në Rubikon në Klan Kosova, thotë se nuk e di se për cilin hero apo dëshmor Kurti ka folur në të njëjtën mënyrë sikur për Ivanoviqin.

“Zotëri Kurti thotë se sot e përkujtojmë jetën dhe përkujtimin e Oliver Ivanoviqit. Cili është përkujtimi për të? Në atë video flitet për Ivanoviqin thua ti se po flitet për ndonjë hero të Kosovës dhe nuk e di se për cilin hero e dëshmor të zotëri Kurti ka folur me këto nota”.

-Advertisement-

“Po ashtu kjo është një përpjekje fëmijërore e Kurtit për ta luftuar nga largësia Vuçiqin pas një humbje që e pësoi në veri për shkakun e tij pasi nuk i llogariti hapat e tij”, tha Paçarizi.

Mes tjerash, Paçarizi tha se është një dëshirë e çuditshme e kryeministrit Kurti që adresimet t’i bëjë në gjuhë serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera