Ozil zbulon pasionin që e bëri të harrojë futbollin për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus
15:35 | 28 February 2019
Çfarë do të kishte ndodhur me Gjermaninë në Kupën e Botës 2014-të pa Mesut Ozil? Fantazisti i Arsenal-it nuk po kalon momentin e tij më të mirë, edhe pse ka shkëlqyer të mërkurën në mbrëmje kundër Bournemouth me një gol dhe një asist.
Dikush, ish-kampioni i botës Petit për të qenë të saktë, e ka këshilluar që të heqë dorë nga futbolli nëse nuk do të arrijë të sigurojë një vend në formacionin titullar. Ku i dihet, ndoshta francezi e di se lojtari më i paguar i “Topçinjve” ka një pasion tjetër përveç futbollit.
Një pasion që mund t’i kishte kushtuar karrierën si futbollist dhe një botëror. Gjithsesi, Ozil mund të kishte gjetur një mënyrë për të fituar një Kupë të Botës. Po, por në pingpong. Ka qenë vetë lojtari që e ka zbuluar në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit para ndeshjes kundër Bournemouth.
Gjermani nuk ka qenë i aftë vetëm me topin në fëmijërinë e tij, por edhe me pallaskën. Dhe për një periudhë të caktuar, këmbimet në pingpong e kanë tërhequr më shumë se vrapimet e gjata në fushë.
“Kam qenë shumë i mirë edhe në pingpong, e luaja në shkollë kur isha 11 ose 12 vjeç. Më kanë përfshirë menjëherë në ekipin e shkollës dhe i kam mundur të gjithë kundërshtarët e mi në turneun e parë”.
Një kampion edhe në këtë sport, deri në atë pikë sa ka patur një moment në të cilin Ozil ka menduar të heqë dorë nga futbolli. Për tre mua, në fakt, ai ka braktisur sportin më popullor në botë dhe i është përkushtuar pingpongut. “Kam luajtur edhe kundër trajnerit tim. Ishte me të vërtetë i aftë dhe ka fituar ai në fund, por ka qenë një sfidë e bukur”, ka thënë Ozil.
“Nuk kisha hequr dorë plotësisht nga futbolli, por në atë kohë argëtohesha më shumë në pingpong. Më pas kam menduar se pingpongu nuk ishte ajo që doja të bëja në të ardhmen time. Futbolli më mungonte shumë”.
Ku i dihet sa do t’i kishte munguar futbollit, veçanërisht atij gjerman, nëse Mesut do të kishte zgjedhur… pallaskën.

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...