Sport

Otto John ka disa fjalë për Mirlind Dakun, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Superligë për vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 23 December 2020

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, e ka fituar çmimin golashënuesi më i mirë në Superligë për vitin 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Daku me fanellën e Ballkanit gjatë këtij viti ka realizuar 23 gola, duke lenë prapa sulmuesin e Prishtinës, Otto John, i cili ka shënuar 17-të gola.

Sulmuesit nigerian nuk i ka mbetur hatri që Daku fitoi çmimin ‘Këpuca e Artë’ dhe përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram e ka uruar futbollistin gjilanas.

-Advertisement-

“Urime vëlla, e ke merituar”, ka shkuar John në instagram.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo ishte hera e parë që Mirlind Daku u shpall golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar.

Sezonin e kaluar këtë çmim e kishte fituar sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera