Lajme

Osmani tregon se si qëndron tani raporti i saj me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 10 April 2022

Presidentja Vjosa Osmani, shpesh herë është komentuar në lidhje me raportin të cilin ka me kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë që ai drejton në përgjithësi.

Së fundi në pyetjet e shumta të parashtruara nga qytetarët përmes rrjetit social Instagram, Osmani është përgjigjur edhe lidhur me raportin që ka me Kurtin.

“Cilat janë raportet mes jush dhe kryeministrit. Të mira, shumë të mira, apo të shkëlqyeshme?”, u pyet presidentja Osmani.

-Advertisement-

“Të shkëlqyeshme deri më tani”, theksoi Osmani.

Ndryshe presidentja Osmani nuk hezitoi të flas edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se është aktive me rolin e saj në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera