Lajme

Osmani takohet me Walker: Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 22 January 2023

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim mikun e Republikës së Kosovës, ambasadorin William Walker.

Në një takim të përzemërt, Presidentja Osmani i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Walker për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.

“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë”, tha Presidentja Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera