Lajme

Osmani: Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 24 April 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë aleatët të cilët kanë votuar sot për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se së shpejti flamuri i Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.

“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Ndryshe sot Këshilli i Evropës e ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.

Komiteti i Ministrave sot e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera