Lajme

Osmani reagon pas ratifikimit të marrëveshjes me MCC: Na priftë e mbara

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 28 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen me MCC-në, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka thënë se e mirëpret mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.

“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar e para e vendit.

-Advertisement-

Në seancën e sotme marrëveshja me MCC-në mori 89 vota për.

Ndërkaq, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u ratifikuan edhe dy marrëveshje ndërkombëtare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera