Lajme

Osmani: Progresi i dialogut Kosovë-Serbi mund ta marrë formën përfundimtare në Ohër

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 05 March 2023

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vlerësoi se progresi në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të marrë formën e tij përfundimtare në raundin e ardhshëm të negociatave në Ohër, më 18 mars.

Në një intervistë për portalin Racin.mk, ai tha se në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë dy hallka potencialisht të dobëta, kontesti Kosovë-Serbi dhe vështirësitë në funksionimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas tij mbyllja e njërës prej tyre do të jetë një hap i rëndësishëm në stabilizimin përfundimtar të rajonit.

-Advertisement-

“Ka dy hallka potenciale të dobëta, pika të dobëta në rajon. Njëra është mosmarrëveshja Kosovë-Serbi dhe tjetra është BeH dhe vështirësitë në funksionimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Mbyllja e njërës nga këto dy çështje do të jetë një hap i rëndësishëm në stabilizimin përfundimtar të rajonit, në pajtim dhe konsolidim të mëtejshëm euroatlantik”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera